VJENË – IAEA: Irani po zgjeron prodhimin e uraniumit të pasuruar

by admin
Spread the love

VJENË, 26 dhjetor /ATSH-DPA/- Irani ka rritur prodhimin e uraniumit të pasuruar, tha sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

“Shefi i IAEA-s Rafael Grossi informoi sot shtetet anëtare të organizatës”, tha një zëdhënës në Vjenë.

Prodhimi i uraniumit të pasuruar ishte reduktuar më herët në mesin e vitit 2023.

“Irani kishte komunikuar planet e tij për rritjen e prodhimit në fund të nëntorit për objektet e tij në Natanz dhe Fordow. Më pas, inspektorët e IAEA-s verifikuan prodhimin gjatë vizitave më 19 dhe 24 dhjetor”, tha mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.

Që nga fundi i nëntorit, në kantiere janë prodhuar rreth 9 kilogramë uranium të pasuruar deri në 60% krahasuar me rreth 3 kilogramë në muaj në muajt e kaluar.

Pasurimi në të paktën 80% është i nevojshëm për një bombë bërthamore.

Zyrtarët iranianë kanë deklaruar vazhdimisht se nuk kanë synime për të krijuar armë bërthamore.

Një marrëveshje ndërkombëtare e vitit 2015 e kufizon Iranin në vetëm 4% pasurim, por Irani filloi të shkelte kushtet në 2018 pasi SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like