Vjen zarfi në shtëpinë e Big Brother VIP, Fifi shpërthen në lot

by admin
Spread the love

Situata e mbrëmshme me Fifin ka shqetësuar tej mase banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Një pjesë e tyre e përjetuan aq keq, sa filluan të qanin e bërtisnin për atë që ndodhi.

Duke parë atmosferën në shtëpi, Big Brother ka sjellur një zarf për banorët.

“Duke parë se sa zemërgjerë jeni treguar me situatën mbrëmë në spektakël, Big Brother ka vendosur që ju të kaloni një natë sa më të mirë, një natë me motive latine”, shkruhej në zarfin e lexuar nga Iliri për banorët.

Pas kësaj, Fifi ka shpërthyer në lot, derisa në fillim nuk deshi të merrte pjesë në këtë festë.

Këngëtarja u ndje keq për gjithçka ka ndodhur mbrëmë.


You may also like