Vjen përforcimi i radhës te Monza, zyrtarizohet sulmuesi Andrea Petagna

by admin
Spread the love

Vazhdon që të përforcohet Monza e teknikut Giovanni Stroppa, që këtë mëngjes ka njoftuar blerjen e Andrea Petagnas. Sulmuesi do të veshë fanellën e debutuesve përkohësisht, pasi vjen nga Napoli me huazim me detyrim blerjeje nëse plotësohen disa kushte të caktuara.

“Andrea Petagna është një lojtar i Monzas. Sulmuesi vjen nga Napoli në formë huazimi”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e klubit bardhekuq.

Petagna është një sulmues me eksperiencë në kampionatin italian, pasi më parë ka luajtur me Milan, Sampdoria, Atalanta, SPAL dhe Napoli. / Oversport.tv

Foto: AC Monza Twitter

You may also like