Vjen momenti! Luiz Ejlli dhe Kiara Tito shkëmbejnë puthjen e parë

by admin
Spread the love

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli kanë shikëmbyer mbrëmjen e sotme puthjen e parë në buzë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Një moment shumë emocionues që është pritur me shumë dashuri edhe nga banorët e tjerë.

Gjithçka ka ndodhur gjatë lojës së sotme në shtëpinë e Big Brother VI(P, ku Kiara dhe Luizi ishin në rolin e çiftit që do të martoheshin me njëri-tjetrin. Sakaq, Kristi ishte prifti që celebroi çiftin e ri,teksa fill pas betimeve, ai i tha se mund të putheshin pasi pranuan të merrnin njëri tjetrin.

Ishte moderatorja Kiara Tito ajo e cila e puthi e para Luiz Ejllin, një moment ky shumë  i veçantë për këngëtarin, i cili mezi e ka pritur këtë ditë.

Në rolet e tjera, Dea Mishel është përzgjedhur si personi që do t’u dorëzojë unazat çiftit, ndërsa Amosi është dëshmitar në dasmë. Xhonatan do të luajë rolin e xhaxhait të Luizit, ndërsa Maestro do të jetë në rolin e dajës së Kiarës. Valbona do të jetë mamaja e Kiarës, ndërsa Olta mamaja e Luizit. Efi dhe Tea janë motrat e Kiarës ndërsa Nita dhe Diola janë dy motrat e Luizit, ndërsa Kristi do të jetë prifti që do të celebrojë çiftin.

You may also like