Vjen edhe zyrtarizimi, PSG e gjen mbrojtësin në Gjermani

by admin
Spread the love

Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Nordi Mukiele është lojtari më i ri i Paris Saint-Germain. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një komunikate zyrtare për shtyp.

Në të thuhej se Mukiele ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin francez deri në vitin 2027. Sakaq Mukiele i ka kushtuar buxhetit të PSG rreth 10 milionë euro plus bonuse.

Kështu, Christophe Galtier ka gjetur më në fund mbrojtësin që e ka kërkuar me ngulm që kur u ul në stolin e PSG. Afrimi i Mukiele do të thotë se parizienët janë tërhequr nga objektivi tjetër i tyre Milan Skriniar. /oversport.tv

Foto: psg.fr

You may also like