Vjen edhe zyrtarizimi, Monza merr në formë huazimi Alessio Cragnon

by admin
Spread the love

Tashmë vjen edhe zyrtarizimi. Alessio Cragno do të jetë portieri i Monzës për sezonin e ardhshëm. Galliani bën një tjetër goditje në merkato pas Andrea Ranocchias.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një komunikate zyrtare për shtyp. Në të thuhej se është arritur marrëveshja me Cagliarin për të marrë shërbimet e portierin për një vit.

Ai do të vijë në formë huazimi, por të drejtë blerjeje që kthehet në detyrim blerjeje në rast se përmbushen kushtet e vendosura në kontratë. Kështu, Galliani bën një tjetër afrim në ekip pas Andrea Ranocchias. /oversport.tv

Foto: Cagliari Calcio, Facebook

You may also like