Vjen edhe zyrtarizimi, Modric vazhdon me Realin edhe për një sezon

by admin
Spread the love

Pritej prej kohësh, por ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi. Luka Modric dhe Real Madrid kanë zgjatur marrëveshjen e bashkëpunimin edhe për të paktën një sezon.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet nj komunikate zyrtare. Në të thuhej se Modric ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë lidhur me fanellën e “Los Blancos” deri më 30 qershor 2023.

Prej kohësh pritej që Modric të rinovonte kontratën e tij me ekipin e Real Madridit. Ai ka zhvilluar një sezon fantastik duke arritur të ngrejë në qiell edhe trofeun e Champions League dhe LaLiga. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like