Vjen edhe zyrtarizimi, Galatasaray huazon mesfushorin e Fiorentinës

by admin
Spread the love

Erick Pulgar është larguar nga Fiorentina, për momentin, dhe tani ka ardhur edhe komunikata zyrtare.

Mesfushori, për të cilin klubi Vjollcë ka paguar 9.5 milion euro për ta blerë nga Bologna, do të jetë pjesë e Galatasaray për pjesën e dytë të këtij sezoni.

Pulgar këtë sezon nuk ka pasur hapësira, teksa ka luajtur vetëm 6 ndeshje, prej të cilave katër i ka nisur titullar.

28-vjeçari u kërkua nga gjiganti turk dhe tani do të provojë një eksperiencë të re. / oversport.tv

You may also like