Vjen edhe zyrtarizimi, Andrea Belotti është një lojtar i Romës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i shumëpritur nga tifozët e Romës. Andrea Belotti ka firmosur dhe është zyrtarisht lojtari më i ri i Romës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi verdhekuq me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se Andrea Belotti ka firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit tjetër, por me opsion për të rinovuar edhe për dy sezone të tjera.

Sulmuesi 28-vjeçar i bashkohet kështu organikës së Mourinhos ku po kërkohej me ngulm një zëvendësues i Tammy Abraham. “Gjeli” bëhet kështu një tjetër goditje cilësore për Mourinhon, ndërsa negociatat janë finalizuar pas shumë kohësh. /oversport.tv

Foto: asroma.com

You may also like