Vjen edhe zyrtarizimi: Alfred Mensah është një lojtar i Partizanit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mungonte vetëm zyrtarizimi, që ka ardhur gjatë ditës së sotme: Alfred Mensah është një lojtar i Partizanit. Klubi kryeqytetas njofton se ka firmosur një kontratë deri në vitin 2025 me sulmuesin që sezonin e kaluar militonte në radhët e Skënderbeut.

Partizani duket se ka kompletuar repartin e sulmit, pasi një ditë më parë u zyrtarizua edhe blerja e Da Silvës.

“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Alfred Mensah. 23-vjeçari ka nënshkruar me klubin kontratën të vlefshme deri në vitin 2025. Sulmuesi nga Gana do të jetë pjesë e të kuqve, pas dy sezoneve me Skënderbeun”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas. / Oversport.tv

You may also like