Vjen edhe njoftimi zyrtar, Barcelona dhe Sevilla arrijnë marrëveshje për Kounde

by admin
Spread the love

Tashmë ka edhe një njoftim zyrtar. Sevilla dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e Jules Kounde te klubi katalanas.

Ka qenë vetë Barcelona që me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë publik lajmin. Në të thuhej se klubet kanë arritur një marrëveshje në parim për mbrojtësin francez.

Megjithatë, ai duhet që fillimisht të kalojë vizitat mjekësore, përpara se të hedhë firmën në kontratë. Barcelona mposht kështu konkurrencën e Chelsea për mbrojtësin. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like