Vjen edhe momenti i Asllanit: Jam gati për të luajtur në vend të Brozovic

by admin
Spread the love

Momenti i tij më në fund mbërriti: Kristjan Asllani është gati për të zënë vendin e Marcelo Brozovic në mesfushën e Interit, pas dëmtimi që kroati pësoi me kombëtaren e tij.

“Të vjen keq që humbëm Marcelon, sepse është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Nëse do të jetë radha ime për të zbritur në fushë, unë jam gati dhe do të mundohem të jap maksimumin. Gjatë periudhës para kampionatit u stërvita mirë dhe luajta disa ndeshje, duke dhënë gjithmonë maksimumin në fushë. Kur të vij momenti im do të jem gati dhe i lumtur”, ka thënë mesfushori i kombëtares shqiptare në një intervistë për “Tuttosport”.

Deri më tani Asllani ka koleksionuar vetëm 3 prezenca në ndeshje zyrtare dhe nuk ka qenë kurrë titullar: shqiptari ka luajtur 6 minuta kundër Viktoria Plzen në Champions dhe 6 minuta kundër Spezias dhe 18 minuta kundër Cremoneses në kampionat.

“Sigurisht që besojmë te titulli, padiskutim, luajmë për të fituar kampionatin. Ndërsa në Champions duhet të luajmë për të fituar përballë Barcelonës. Kur të vijë radha e Champions do të mendojmë për atë, tani më e rëndësishmja është sfida kundër Romës. Mendojmë vetëm për ndeshjen e së shtunës kundër verdhekuqve. Roma është një skuadër e fortë, por do të luajmë për tre pikët. Punojmë morë gjatë javës dhe jam i sigurtë që rezultatet do të vijnë”, ka thënë Asllani. / Oversport.tv

You may also like