Vjedhje në dy objekte të lojërave të fatit në Shkup!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për dy raste të vjedhjes në objekte të lojërave të fatit në Shkup, përcjell TV21.

Rasti i parë ka ndodhur më datë 09.02.2023, rreth orës 22.30 në një bastore në Bit Pazar, ku “dy persona duke kërcënuar të punësuarin, kanë marrë para”.

Rasti i dytë ka ndodhur më datë 10.02.2023, rreth orës 05.05në një kazino në Karoposh, ku “një person duke kërcënuar të punësuarin, ka marrë para”.

Nga MPB thonë se ndërmerren masat për zbardhjen e rasteve.







Artikulli paraprakFinlanda mund ta vazhdojë rrugën e anëtarësimit në NATO pa Suedinë




You may also like