Vizita e Putin në Mariupol, ish-oficeri i inteligjencës tregon mesazhet që përcolli presidenti rus

by admin
Spread the love

Një ish-oficer i lartë i inteligjencës ushtarake ka dhënë verdiktin e tij se pse Vladimir Putin bëri një vizitë në qytetin ukrainas të Mariupol.

Besohet të jetë vizita e parë e presidentit rus në territorin e pushtuar në rajonin e Donbasit që nga pushtimi i tij në Ukrainë.

Philip Ingram thotë se lëvizja dërgon “dy mesazhe”.

E para, sipas tij, është se ai “nuk është i shqetësuar” që Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti për të, duke e akuzuar atë për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina.

“Ky është një mesazh edhe për presidentin Xi Jinping, i cili do të vizitojë Moskën dhe Vladimir Putin nesër”, shtoi Ingram.

Mesazhi i dytë është për “audiencën e tij të brendshme”, shpjegoi ai.

“Putin është duke thënë, unë jam lideri këtu. Kjo është pjesë e Rusisë dhe prandaj, me kënaqësi do të shkoj dhe do ta vizitoj.”


Top Channel

You may also like