Vitin tjetër, Telekomit do t’i ndahen 13 milionë euro – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas vizitës në Telekomin e Kosovës tha se për këtë vit kjo ndërmarrje do të ndihmohet me 1 milion euro, për të përballuar investimet kapitale për shtrirjen e rrjetit në komunat veriore të Kosovës, raporton Shqip.

Ndërsa vitin e ardhshëm, kësaj ndërmarrjeje publike do t’i ndahen edhe 13 milionë euro.

“Për periudhën e menjëhershme jemi duke shikuar mundësi që të ndihmojmë Telekomin për të përballura investimet kapitale për shtrirjen e rrjetit në komunat veriore të Kosovës në vlerë prej rreth 1 milion euro. Ndërsa sa i përket vitit tjetër po flasim për një shumë prej 13 milion euro, për së paku 13 milion euro, për migrimin në kodin telefonit të Kosovës nga ai i Monakos, si dhe modernizimin e rrjetit”, tha ajo.

LEXO EDHE:

You may also like