Vitin e kaluar në RMV u konfiskua 2.4 ton drogë, u shkatërruan 12 grupe kriminale

by admin
Spread the love




Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, thotë se viti 2022 ka qenë i suksesshëm sa i përket luftës kundër kontrabandimit me drogë. Sipas tij, vitin e kaluar u konfiskuan gjithsej 2.4 ton drogë, e cila do të arrinte vlerën prej 6 milion eurove në treg.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se pjesa më e madhe e drogës së konfiskuar është marihuanë, heroinë, kokainë, amfetamina dhe hashash.
“Janë shkatërruar edhe 12 grupe të organizuara kriminale të përbëra prej 51 anëtarëve. Janë zbuluar mbi 700 vepra penale, për të cilat akuzohen mbi 800 kryerës. Këtu janë edhe konfiskimet e 20 ton prokursorë të ndrshëm, me qëllim prodhimin e mëtutjeshëm të drogës sintetike. Vlenë të përmendet edhe konfiskimi i 1 ton prokursorë në aeroportin e Shkupit prej së cilës do të prodhoheshte amfetaminë me vlerë mbi 50 milion euro”.
“Në vitin 2022 patëm edhe shkatërrimin më të madh ndonjëherë të drogës, ku u shkatërruan gjithsej 10 ton drogë. Vazhdojmë me intenzitet të njejtë edhe në vitin 2023”, është shprehur Spasovski.


You may also like