Viti: Objekti i ri i zjarrëfikësve nuk është funksionalizuar, ka nisur dëmtimi (VIDEO)

by admin
Spread the love

Objekti i ri i Zjarrfikësve në Viti ka 5 vjet që ka filluar të ndërtohet.

Mirëpo qe 2 vjet punimet janë ndërprerë e aktualisht nuk ruhet nga askush dhe ngjanë me një hapësirë të braktisur.

Kjo si pasojë e bërllogut e dëmtimeve që ka pësuar, derisa banorët e zonës thonë se po shfrytëzohet edhe për dukuri negative.

Në anën tjetër zjarrfikësit vitias thonë se objekti aktual ku punojnë nuk i përmbushë kushtet që ky institucion të funksionojë normalisht.

Nga Komuna e Vitisë i thanë Klanit se projekti është i Ministrisë së Punëve të Brendshme e se kanë kërkuar që punimet të priten me operatorin aktual dhe ose të fillohet me projektin e ri ose tu kalohen kompetencat këtyre.

Kurse nga MPB gjatë së dielës nuk i kthyen përgjigje Klanit rreth kësaj çështjeje.

Ndërsa zjarrfikësit thanë se javën që lamë pas një komision i MPB-së i ka vizituar dhe i ka njoftuar se së shpejti punët do të përfundojnë.

You may also like