Viti i Ri 2024: Metropolet botërore me spektakle fishekzjarresh!

by admin
Spread the love

SHOU PIROTEKNIKE PËR MILIONA QYTETARË

Vitin e Ri të parët e pritën banorët e Australisë. Në Sidnej rreth 1 milion njerëz, thujase cdo I pesti banor I qytetit mori pjesë në spektaklin e fishekzjarreve në portin e Sidnejit.

Në Londër të Anglisë, me mijëra njerëz u tubuan afër lumit Temzë derisa fishekzjarret lansoheshin nga ‘Syri i Londrës”, rrota më e madhe në botë.

Toronto ishte nikoqiri I spektaklit më të madh të fishekzjarreve në Kanada. Numërimi mbrapsht u shoqërua me fishekzjarre 10-minutëshe të sinkronizuar me muzikë.

Mbi 400.000 njerëz u tubuan në portin Viktoria në Hong Kong për ta parë spektaklin e fishekzjarreve. Shou mbi 10 minuta nisi në mesnatë dhe u zgjerua në 1.3 kilometra dhe Këshilli Turistik I Hong Kongut e përshkroi si spektaklin më të madh të natës së vitit të ri.

Dubai vitin e ri 2024 e shënoi me fishekzjarre nga ndërtesa tashmë e njohur Burzh Kalifa, rrokaqiellin më të madhe në botë prej 828 metrave.

Në Paris, me mijëra njerëz u tubuan në Shanzelize për ta pritur vitin e ri. Porta Triumfale ishte në qendër të vëmendjes së spektaklit të fishekzjarreve.

Festat tradicionale në Hogmanaj të Edinburgut nxehën atmosferën e numrit të madh të qytetarëve të cilët me guxim sfiduan motin e ftohtë.

Amsterdami ishte Amsterdam. Ishte hera e parë që Holanda ishte dëshmitare e një shou me dron në kombinim me fishekzjarre./KlanMacedonia

 

You may also like