Viti 2024, për shumicën absolute do të jetë i njëjtë!?!?

by admin
Spread the love
Vehbi Zeqiri

RUTINA e njëjtë ditore, si e vitit 2023, do të prodhoj rezultate të njëjta edhe në vitin 2024…!
Nëse nuk ndërrojmë asgjë në RUTINËN tonë ditore dhe QASJEN ndaj vetvetes dhe suksesit, përsëri në fund të vitit 2024, vetëm do ta urojmë njëri tjetrin që viti 2025 të jetë më i suksesshëm dhe asgjë më shumë…
Pra, a keni pse t’i gëzoheni ndërrimit të vitit 2024?
Nëse je i vendosur apo e vendosur që do të angazhohesh, atëherë, që sonte PREMTOJ vetes që do të zhvillohesh profesionalisht dhe personalisht.
Të lumtë për GUXIMIN.
Bota ka nevojë për ty… po, po, për ty që po e lexon

Nga: Vehbi Zeqiri

You may also like