Viti 2022 nis me skandal, ndeshja e Champions League e manipuluar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sipas informacioneve të marra nga media suedeze “Handbollskanalen”, dy ndeshje të Ligës së Kampionëve në hendboll ka ngjallur dyshime të mëdha.

Sfida ndërmjet Vive Kielce – Porto mendohet se është manipuluar, kjo për shkak të kuotave të luhatshme në bastore.

Ekspertët e basteve përmendën deri në 19 situata krejtësisht të palogjikshme, të cilat “nuk dukeshin normale”, dhe lidhen me sjelljen e lojtarëve në fushë. Dy ndeshjet që janë duke u hetuar Montpellier – Meshkov Brest dhe Vive Kielce – Porto, gjatë pjesës së dytë patën deri në 20 ndryshime të koeficienteve në ndeshjet live, dhe disa ishin shumë joshëse dhe në fund u realizuan, transmeton demokracia.

Tani është radha e EHF-së dhe nëse vërtetohet se njëra nga ndeshjet e përmendura është e manipuluar, klubet me siguri do të përballen me sanksione të mëdha.

You may also like