Vitet për Jennifer Lopez thjesht numër, e jashtëzakonshme me fustanin e zi

by admin
Spread the love

Jennifer Lopez ka shfaqur me krenari trupin e saj të pabesueshëm ndërsa pozoi për një fotosesion mahnitës. Këngëtarja 52 vjeçare kishte veshur një fustan të zi që i tregonte fizikun e saj mbresëlënës teksa promovonte linjën e saj të bukurisë.

Kujtojmë që këngëtarja sapo është fejuar me partnerin e saj, Ben Affleck, me të cilin nisi një lidhje vitin e kaluar.

Dyshja e famshme bëri bujë pasi kanë qenë dhe më parë të fejuar. Pas dy dekadash, ata rindezën romancën e tyre dhe po hedhin një hap drejt martesës.

Kohët e fundit, këngëtarja dhe aktori i njohur janë parë duke kërkuar për një rezidencë luksoze ku do të jetojnë.

Kujtojmë që Jennifer u martua me Marc Anthony nga 2004 deri në 2014 pasi i nda nga Affleck asokohe ndërsa ky i fundit ishte me Jennifer Garner nga 2005 deri në 2018.


You may also like