Vishaj: Covid-19 po shkakton çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Numri i rasteve më Covid-19 është rritur ditëve të fundit, duke bërë që të
shtohet edhe apeli për kujdes nga të gjithë.

Virusi që morri shumë jetë njerëzish në mbarë botë e shkaktoi kaos shëndetësor
e ekonomik, po del të jetë edhe me shumë komplikime pas shërimit të pacientëve.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj në një intervistë për Ekonomia
Online, ka sqaruar se nga virusi më së shumti atakohen mushkëritë, por që janë
vërejtur pasoja edhe në çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake.

Doktor Vishaj ka folur edhe për dozën e katër të vaksinës, duke theksuar se
duhet të respektohen të gjitha rekomandimet që vijnë nga IKShPK-ja.

“Rekomandimet dhe protokollet të cilat dalin nga Instituti i Shëndetit
Publik dhe rekomandimet që jepen nga Ministria e Shëndetësisë nga të gjithë ne
duhet të respektohen”.

“Sëmundja e Covidit lënë pasoja pothuajse në të gjitha organet, por më
tepër lë pasoja në mushkëri. Duke shkaktuar fibrozë të mushkërive, por mund të
lërë pasoja edhe në çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake”.

Rreziku i importimit të infeksionit Lija e majmunëve është një realitet,
por lajm të mirë përbën fakti se të dhënat e deritashme tregojnë se ky virus
nuk ka as për afërmi shpejtësi të përhapjes si të Covid-19.

Sa i përket përhapjes së lisë së majmunëve Vishaj se ka pasur vetëm një
rast të dyshuar, që rezultoi negativ.

Sipas doktor Vishaj përhapja e kësaj sëmundje nuk është si Covid-19, sepse
ka një shpërndarje më të vogël, raporton EO.

“Ende nuk kemi pasur raste të regjistruara me linë e majmunëve. Vetëm
një rast që kemi dyshuar dhe ka rezultuar negativ. Edhe kjo sëmundje që është e
pranishme në vende të Evropës Perëndimore paraqet sfidë për shëndetin publik”.

“Përhapja nuk është si Covidi që ka një përhapje shumë të madhe. Të dhënat e fundit të organizatës së shëndetit publik kanë treguar se nuk është emergjente për momentin prania e lisë së majmunëve në popullatë globale në përgjithësi”.

You may also like