Visar Ganiu vs Bekim Sali, votat që vendosin për komunën e Çairit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komuna e Çairit është në qendër të vëmendjes para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku në garë janë Visar Ganiu nga BDI dhe Bekim Sali nga ASH-AAA.

Sipas kombinatorikave nga raundi i parë, votat e kandidatëve të partive tjera pritet të jenë vendimtare për fitoren e kësaj komune, por megjithatë Ganiu dhe Sali a do të arrijnë të sigurojnë mbështetjen e tyre?

Visar Ganiu arriti të marrë 13.020 vota, ndërsa Bekim Sali 9.849 vota, një diferencë prej 3171 vota.

Sipas rezultateve, vendimtare janë votat e partive tjera që morën për këshilltarë komunal, ndërsa vlejnë të përmenden edhe ato të kandidatëve të tjerë për kryetar komune si Kastriot Rexhepi nga Lëvizja BESA me 1071 vota, Kandidati Eldan Gixhal me afër 600 vota si dhe kandidati i PDSH-së, Misin Gradinaj me 253 vota. Por ja si janë votat vendimtare të partive tjera:

You may also like