Vinicius Jr barazon rekordin e Cruyff – Shqip

by admin
Spread the love

Ancelotti nuk kursen lëvdatat: Lojtari më vendimtar në botë

Vinicius Jr gjithnjë e më vendimtar për Real Madrid në arenën Europiane. Me dopietën e golave në triumfin, 5-2 ndaj Liverpool, braziliani u konfirmua si lojtari më i rëndësishëm i ekipit spanjoll në Kupat e Europës. 22-vjeçari shënoi dy herë në tre tentativat kundër Liverpool dhe tashmë është golashënuesi i dytë më i mirë kundër skuadrës angleze në Champions League me pesë gola, një pas Karim Benzema dhe lënë pas ish-dyshen e Chelsea, Didier Drogba e Frank Lampard respektivisht me 4 dhe 3 gola.

Vinicius ka shënuar pesë gola në katër ndeshjet e tij të fundit kundër “The Reds” dhe është lojtari më i ri që ka shënuar dy herë në “Anfield Road” në Kompeticionet Europiane që nga Johan Cruyff në 1966. Trajneri i mbretërorëve, Carlo Ancelotti nuk kurseu përgëzimet për brazilianin.

“Sipas mendimit tim personal, Vinicius është lojtari më vendimtar në botë. Nuk ka asnjë lojtar tjetër me këtë vazhdimësi, i cili nuk heq dorë dhe vazhdon të shënojë. Shpresoj që ai të vazhdojë kështu.
Sezonin e kaluar Vinicius u ndal në kuotën e 22 golave dhe 20 asistimeve, teksa deri më tani ka shënuar 18 në të gjitha garat, duke u zgjedhur edhe si lojtari i turneut në Kupën e Botës për klube. Braziliani ndihmoi Realin për të siguruar titullin e pestë, rekord në këtë kompeticion.

Klan News

You may also like