Villarreal likuidon Athletic Bilbaon, “nëndetësja e verdhë” forcë e pestë e La Ligës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Villarreal vijon me paraqitjet pozitive, duke arritur që të regjistrojë të katërtën ndeshje pa humbje, këtë herë duke mundur 5-1 Athletic Bilbao. “Nëndetësja e verdhë”  i afrohet sigurimit të pjesëmarrjes në arenën ndërkombëare edicionin e ardhshëm, pasi tani ka një diferencë prej 10 pikësh me vendin e tetë.

Alex Baena realizoi në të 24-ën, ndërkohë që 13 minuta më vonë Jackson shënoi të dytin. Pa u mbyllur pjesa e parë Sancet ngushtoi diferencën e golave me penallti, por në pjesën e dytë Jackson shënoi të tretin, ndërkohë që autogoli i Paredes minutën e 61 dhe goli i Baena në minutën e 90′ vulosën rezultatin.

Pas këtij suksesi, Villarreal shkon në kuotën e 57 pikëve, duke u renditur i pesti, ndërkohë që Athletic Bilbao mbetet i teti me 47 pikë.

You may also like