Viktimat e tërmetit në Aquila, fajtorë për vdekjen e tyre! – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një gjykatë italiane ka vendosur se viktimat e tërmetit të vitit 2009 në Aquila, në qendër të Italisë, janë pjesërisht përgjegjës për vdekjen e tyre dhe se pagesat e dëmshpërblimeve për familjet e tyre duhet të ulen, raportojnë mediat italiane.

309 persona humbën jetën në tërmetin me magnitudë 6.3 ballë që shkatërroi qendrën historike të Akuilës më 6 prill 2009, në orën 3:32 të mëngjesit.

Gjykatësi në çështjen civile të ngritur nga familjet e 24 personave që vdiqën nën rrënojat e një ndërtese tha se viktimat u kthyen në shtrat pavarësisht dy lëkundjeve të mëparshme gjatë natës, shkruan AFP.

Për shkak të “sjelljes së pamatur” ata janë 30 për qind përgjegjës për vdekjen e tyre, gjykoi gjykatësi, raporton e përditshmja Il Messaggero.

Vendim absurd

Maria Grazia Piçinini, avokate dhe nëna e Ilaria Rambaldi, një studente 25-vjeçare që vdiq nga tërmeti, e quajti vendimin e gjykatës “absurd” duke qenë se ekspertët thanë se rreziku i një tërmeti vdekjeprurës ishte minimal.

“Vajza ime nuk ishte e shqetësuar dhe as të tjerët”, tha Piçinini për Corriere della Sera, duke shtuar se familjet që kërkojnë kompensim do të apelojnë.

Shtatë anëtarë të Komisionit qeveritar për Parandalimin e Rreziqeve të Mëdha u dënuan pasi nuk i paralajmëruan banorët që të kenë kujdes.

Në tërmetin që shkatërroi tërësisht qendrën mesjetare të kryeqytetit të provincës Abruzzo, 1600 persona u plagosën dhe të paktën 80000 mbetën të pastrehë. /tesheshi.com/

You may also like