Vijon revolucioni tek Chelsea, presidenti Boehly zgjedh drejtorin e ri sportiv

by admin
Spread the love

Chelsea duket se është bërë pjesë e një transformimi që vjen si rrjedhojë e ndërrimit të një epoke, atë të Tod Boehly, i cili mori pronësinë e klubit nga Roman Abramovich. Fryma e presidentit të ri u ndje në klub që në merkaton e verës aty ku prioritet të madh patën dhe afrimet e talenteve të reja e jo vetëm emra ‘big’ dhe të konfirmuar.

Megjithatë revolucioni i klubit nga presidenti i ri nuk ka prekur vetëm lojtarët, por edhe drejtuesit. Kjo u vërtetua më së miri vetëm disa ditë më parë kur klubi shkarkoi Thomas Tuchel, trajnerin i cili në më pak se 2 vite në drejtimin e klubit fitoi trofe si Champions League, Superkupa e Europës apo edhe Botërori i klubeve. Megjithatë rezultatet e fundit, i kushtuan shumë trajnerit, vendin e të cilit e zuri Graham Potter.

Ky i fundit ishte në krye të pankinës së Brighton dhe spikati për rezultatet pozitive me skuadrën angleze dhe fitoi simpatinë e presidentit Boehly për idetë e tij të lojës. Por ndryshimet tek “Blues” nuk kanë të ndalur. Së fundmi eksperti i merkatos, Fabrizio Romano raporton se klubi londinez ka arritur një akord me Christoph Freund, drejtorin sportiv të Salzburg.

Ai do të jetë drejtori i ri sportiv i klubit dhe sipas Romanos, Salzburg është informuar për këtë marrëveshje, e cila shumë shpejt do të bëhet zyrtare. Largimi i Abramovich solli edhe largimin e Marina Granovskaia dhe tani këtë rol do ta mbulojë Freund, të cilit do të jetë protagonist kryesor në transferimet e Chelsea-s.

Freund ka spikatur në këtë rol pasi ka zbuluar talente të cilët janë sot emra me peshë si Haaland, Mane, Keita apo Upamecano dhe tashmë ai do ta ketë këtë mision në klubin anglez duke bashkëpunuar me presidentin Boehly dhe trajnerin Potter për projektin e Chelsea. / Oversport.tv

You may also like