Vijon puna për evakuimin e ushtarëve ukrainas nga fabrika e çelikut Azovstal

by admin
Spread the love

Gjenerali ukrainas, Oleksii Gromov njoftoi se në Mariupol situata shfaqet më e qetë dhe se  po vijon puna për evakuimi e ushtarëve nga fabrika e çelikut Avovstal.

Ai tha se masat për evakuimin e ushtrisë ukrainase nga Mariupol vazhdojnë, ndërsa  Rusia pretendon se më shumë se 1700 ushtarë ukrainas janë shpëtuar që nga e hëna.

“Në drejtim të Mariupolit, intensiteti i armiqësive është zvogëluar. Në këtë kohë, masat po vazhdojnë për evakuimin e heronjve tanë nga uzina Azovstal”, tha Gromov.

Sipas CNN mendohet se qindra ushtarë janë ende të bllokuar brenda uzinës, ndërsa nuk janë dhënë shumë detaje nga pala ukrainase.

Gromov foli edhe për jetët e ushtarëve që u evakuuan nga territori i kontrolluar nga Rusia, duke thënë se  ishin në rrezik.

“Ne e dimë që armiku ynë është tinëzar, por besojmë se fjala e dhënë prej tyre do të realizohet”, tha ai.

Ukraina në fillim të kësaj jave u shpreh se “misioni luftarak” kishte përfunduar në kompleksin e fabrikës së çelikut, i cili për javë të tëra ishte streha e fundit në një qytet të pushtuar nga trupat ruse.


Top Channel

You may also like