Vijon gjykimi për vrasjen e 16-vjeçarit në Tetovë (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

AKTGJYKIMI SHPALLET MË 14 MARS

Në gjykatën e Tetovës, ka vazhduar seanca gjyqësore për vrasjen 16 vjeçarit B.S. nga Novosella e Tetovës ku e akuzuar është 17 vjeçarja A.I. Në seancën e sotme gjykata gjykata prëfundoi me dëgjimin e palëve, ndërsa njoftoi se aktgyjikimi do të shpallet më 14 mars. Për shkak se bëhet fjalë për gjykim të personit të mitur nga pala mbrojtëse por edhe nga gjykata refuzuan të japin detaje për rredhën e procesit.

“Unë besojë se në një të ardhme të afërt me lejen e gjykatës do të keni mundësi të informoheni nga palët e procesit gjyqosr për pjesë të procedurës gjyqsore që është zhvilluar a është e interesit tuaj për të cilët do të merret leje paraprake nga gjykatësi, gjejgësisht nga Këshilli penal për fëmijë të cilën e udhëheq procesin gjyqsore”  – tha Ibrahim Bajrami, avokat mbrojtës i palës së akuzuar.

Vrasja e të riut 16 vjeçar me inicialet B.S. kishte ndodhur më 21 dhjetor të vitit të kaluar në Banjat e Tetovës, ndërsa si të dyshuar kryesor për vrajsen në fjalë policia arrestoi 17 vjeçaren A.I. Në nisjen të procesit gjyqsor për këtë rast nxënësit e shkollës së mesme Ekonomike ku kishte mësuar djaloshi 16 vjeçar nga Novosella, kishin protestuar para Gjykatës në Tetovë duke kërkuar dënim për kryerësit e veprës. /KlanMacedonia/

You may also like