Vijojnë përplasjet mes demokratëve, Klevis Balliu tallet me Lulzim Bashën: As roje parkingu nuk bëhej dot te Bashkia e Tiranës

by admin
Spread the love

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka ironizuar kreun e PD Lulzim Basha. Pasditen e kësaj të enjteje, Balliu është shprehur në media se Lulzim Basha pa mbështetjen e Sali Berishës nuk bëhej dot as roje parkimi në Bashkinë e Tiranës, kur u zgjodh dhe kryetar.

“Pa Sali Berishën as roje parkingu nuk bëhej dot te Bashkia e Tiranës. Ai i futi thikë pas shpine Sali Berishës. Po demokratëve të thjeshtë çfarë u bën ky. Unë nuk kam pasur këto mendime për Lulzim Bashën, por ky me këto që po bën, ka qartazi një plan për shkatërrimin e PD”, u shpreh ish-deputeti në Abc Neës.

Më tej, ai mbrojti nismën e “Foltores” së Sali Berishës duke u shprehur se “Demokratët nuk kanë hallin e Sali Berishës. Kanë hallin se kanë humbur 8 vite rresht.”

You may also like