Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, Besmir Qibini rikthehet në krye të Policisë Rrugore të Tiranës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Emërimi i Gledis Nanos, në krye të Policisë së Shtetit, ka bërë që prej javësh të ketë ndryshime në drejtoritë e policisë së qarqeve.

Këtyre ndryshimeve nuk u ka shpëtuar as Tirana, ku ndryshimi më i fundit është ai i bërë në Policinë Rrugore.

Në krye të Policisë Rrugore në Tiranë, është rikthyer Besmir Qibini, i cili e ka mbajtur këtë post më herët në vitet 2014-2015.

Më parë shefi i qarkullimit rrugor Tiranë, ishte Erion Ahmeti, i cili është emëruar në sektorin e sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Më 18 Tetor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, bëri ndryshime të drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit.

Ndryshimet kanë ndodhur thuajse në çdo qark, përveç Beratit, ku këto lëvizje do i paraprijnë ndryshimeve të tjera, që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.

You may also like