Vijojnë hetimet për viktimat në Ukrainë, prokurorja: Po hetohen 21,000 krime lufte

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ukraina po heton më shumë se 21,000 krime lufte dhe krime agresioni që dyshohet se janë kryer nga Rusia që nga fillimi i luftës.

Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova tha për BBC se po merrte raporte për 200 deri në 300 krime lufte në ditë.

Ajo pranoi se shumë procese do të mbaheshin në mungesë, por theksoi drejtësia do të vazhdohejë me hetimet.

Mëngjesin e 24 shkurtit, Rusia nisi sulmet në Ukrainë, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme.

Pavarësisht akuzave për krime lufte, pala ruse i ka mohuar dhe i ka deklaruar të pavërteta.

Prokurorja që po merret me këtë çështje deklaroi se ushtarët rusë që vranë, torturuan ose përdhunuan civilët do të jenë shumë shpejt në gjykatë për tu përballur me akuzat.

Ajo po vijon punën në shumë rajone të Ukrainës, ndërsa në disa vende të tjera për shkak të sulmeve është e pamundur ndërhyrja.

Në muajin maj Venediktova deklaroi rreth 600 të dyshuar, që ishin identifikuar dhe 80 ndjekje penale kishin filluar për rusët.

Ushtari i parë rus që u gjykua në Ukrainë ishte Sgt Vadim Shishimarin, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili në maj.

Ukraina ka zbuluar varre të shumta masive në Bucha, Borodyanka dhe qytete të tjera pranë kryeqytetit Kiev, të cilat u pushtuan për një kohë të shkurtër nga trupat ruse.

Gjykata Ndërkombëtare Penale e ka përshkruar Ukrainën si një “skenë krimi”, duke dërguar ekipin e saj më të madh të detektivëve ndonjëherë në vend për të ndihmuar në hetime të shumta.


Top Channel

You may also like