Vihet gurthemeli i sallës sportive në fshatin Gllogovc, Ahmeti thotë se përfundon në qershor të vitit tjetër – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të martën kanë nisur punimet për ndërtimin e sallës sportive në fshatin Gllogovc të Lipjanit, investim ky i Komunës, raporton Shqip.

Projekti pritet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm, teksa kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se investime të tilla janë kryer edhe në lokalitete të ndryshme.

“Sot jemi pranë shkollës së Gllogovcit me ç’rast po inaugurojmë punimet për ndërtimin e sallës sportive për banorët e kësaj lagje, është projekt që e kemi bërë në disa lokalitete dhe po e bëjmë edhe në Gllogovc, me qëllim që të ofrojmë kushte nxënësve por edhe banorëve, sepse kjo sallë në të njëjtën kohë do të jetë në shfrytëzim edhe të këtyre banorëve”, tha ai.

“Besoj se në qershor të vitit të ardhshëm do të jetë i gatshëm për përdorim për banorët e Gllogovcit”, tha Ahmeti.

You may also like