Vieri: Kampionat spektakolar, Sacchi trajneri më i mirë i historisë italiane

by admin
Spread the love

“Po zhvillohet një kampionat spektakolar këtë vit”. Kështu e ka nisur fjalën e tij Christian Vieri për DAZN, që më pas shtoi: Të gjithë kampionatet e tjerë kanë përcaktuar fituesit para një muaj e gjysmë. Në Serie A mungojnë edhe dy ndeshje dhe askush nuk e di akoma se kush do të fitojë titullin kampion”.

KUSH E MERITON- “Edhe Interi edhe Milani. Janë të dyja në krye, çdo të diel shkojë në betejë. Për ne italianët është diçka shumë e bukur”.

A MUND TA MPOSHTË ATALANTA MILANIN? “Atalanta mund të mposhtë këdo në Itali”.

JUVENTUSI- “Zhgënjim i madh. Me ekipin që ka duhet të luftonte çdo vit për titullin kampion. Në janar bleu Vlahovic, çfarë mund të kërkosh më shumë?”

SCAMACCA DHE RASPADORI- “Scamacca është shumë i mirë, është një sulmues i zoti, por dua ta shoh të bëjë më shumë gola. Duhet të bëjë më shumë gola, njësoj edhe Raspadori. Janë të rinj dhe të mirë. Raspadori është i fortë dhe di si të luajë, por duhet të bëjë më shumë gola”.

TRAJNERI MË I MIRË ITALIAN NË HISTORI- “Sacchi, sepse ka revolucionarizuar futbollin italian. Atë që ai ka bërë me Milanin nuk e ka bërë askush tjetër”. /oversport.tv

You may also like