(VIDEO)Vendoset një kryq gjigant në Draçevë të Shkupit

by admin
Spread the love

Është vendosur edhe një kryq gjigant në Draçevë të Shkupit. Sipas të dhënave kryqi është i lartë 63.5 metra i gjërë 4 metra, i dyti për nga madhësia pas atij të Vodnos. Investitor është Kongresi Botëror Maqedonas, ndërsa donator janë kompanitë Dabar, Prototip dhe Fakom.

Faqja në Facebook e Kongresit Botëror Maqedonas, ka shpërndarë postimin e Orce Gjorgjievskit, kryetarit të Komunës së Kisella Vodës, nga radhët e VMRO-së, i cili ka shpërndarë videon e vendosjes së kryqit të shoqëruar me një mesazh me gjuhën e një besimtari. “Kryqi është rojtari i gjithë universit. Kryqi është fuqia e mbretërve, Kryqi është një plagë për demonët”, ka shkruar ndër të tjera kryetari i Komunës së Kisella Vodës.

Vendosja e kryqeve gjigande në venbanimet e përziera etnikisht shkakton vazhdimisht reagime. Në fund të vitit të kaluar, një kryq i tillë është vendosur në hyrje të tregut të gjërave të vjetra në lagjen Kojnare të Kumanovës. Pas, këtij akti ka pasur disa reagime në rrjetet sociale.

Ndërkohë, vendosja e një kryqi të tillë gjigant në Kodrën e Diellit ka shkaktuar gjithashtu një përplasje të ashpër verbale ndërmjet komunitetit shqiptar dhe atij maqedonas.

Në Shkup, përveç kryqit me 80 metra të lartë në malin Vodno, do të ka 4 kryqa gjigant me nga 55 metra, një në qendër në lagjen Aerodrom, dhe tre tjerë nga të tre hyrjet në kryqytet, në lindje, perëndim dhe veri. /SHENJA/

You may also like