(VIDEO) Zyrtarët lavdërohen për uljen e çmimeve, opozita: Shteti u vonua!

by admin
Spread the love

Pas uljes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe të derivateve, pushteti po lavdërohet se po ju ndihmon qyetarëve dhe kompanive. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, përmes një video mesazhi në Facebook, thotë se me pakon prej 26 masave dhe rekomandimeve, rreth 400 milionë euro nga buxheti janë vënë në dispozicion të qytetarëve dhe kompanive.

Dimitar Kovaçevski, kryeminsitër  

“Fuqishëm po i subvencionojmë qytetarët për rrymë elektrike. E zgjidhëm problemin me ndrohjen në Shkup, i mbështetëm kategoritë e rrezikuara financiarisht për rrymë dhe blerje të produkteve bazë, përmes disa masave po i mbajmë çmimet e produkteve bazë stabile. Me pakon e re 26 masa, 400 milionë euro të buxhetit i çojmë drejt mbështetjes për qytetarët dhe kompanitë”.

Mirëpo nga opozita ka kritika. Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së, ligjet që të premten u miratuan në Kuvend, janë të vonuara dhe nuk do ta përmirësojnë situatën.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Nuk mendoj se ky set masash është i mjaftueshëm sepse është i vonuar. Përgjithësisht ato që janë thelbësore VMRO-DPMNE i ka propozuar para dy javësh, për shkak të arrogancës së kësaj Qeverie dhe vetëvlerësimit, ata nuk arritën ta kapërcejnë veten dhe pastaj t’i pranojnë, ja tani paska të modifikuara i dorëzuan në Kuvend, i mbështetëm edhe pse ishin të vonuara edhe pse e kanë ditur që para 4 muajsh e gjysëm se do të vinte deri këtu. Pyetja e vërtetë është, pse nuk janë përgatitur më herët dhe pse nuk kanë reaguar me kohë? Nuk mendoj që në mënyrë dramatike do ta ndihmojnë situatën”.

Përndryshe, nga pushteti po bëhet garë me deklarata për media, për të dalë dhe për të marë merita për ndryshimet ligjore dhe për pakon ekonomike.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like