(VIDEO) Zjarrfikësit vazhdojnë luftën me flakët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Me rritjen e temperaturave, po shtohen edhe zjarret në vend. Në Kumanovë për vetëm 24 orë  ka pasur katër intervenime nga ana e zjarrfikësve.

Ekipet e njësitit të zjarrfikësve të Kumanovës sot paradite e shuan zjarrin në një objekt ndihmës në fshatin Pçinjë të Kumanovës, kinformoi njësiti territorial i zjarrfikësve të Kumanovës. Zjarri ka shpërthyer në orën 04:00, sot në mëngjes. Fillimisht ka intervenuar vetëm një ekip, pas çka është dërguar edhe automjeti i dytë.

QENDRA RAJONALE PËR MENAXHUM ME KRIZA-KUMANOV

“Zjarrfikësit gjatë ditës së djeshme kanë intervenuar dy herë edhe në zjarrin në fshatin Provece në ‘Lloveçki dom’ i cili natën e kaluar u shkaktua nga goditja e rrufesë. Për herë të parë kanë intervenuar prej orës 13:45 deri në orën 14:55, për herë të dytë prej orës 16:35 deri në orën 18:00”.

Në fshatin e Likovës, Bellanoc dje është përfshirë nga zjarri një automjet xhip i MPB-së. Prej orës 15:50 deri në orën 17:05 katër zjarrfikës e kanë shuar zjarrin në automjet me një automjet zjarrfikësish.

Ndërkaq, dy zjarre janë ende aktive në vend, ndërmjet fshatrave të Strumicës, Trebiçino dhe Vasilevë dhe në Tetovë, ku digjet deponia. Ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve – Tetovë janë në terren, dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Qendra për Menaxhimin e Krizave,  bën të ditur se zjarri në Strumicë është në terren të paarritshëm, shkëmbor dhe kodrinor.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like