(VIDEO) Zjarr në Parkun Kombëtar “Mali Sharr”, digjen 5-6 hektarë pyje dhe kullota

by admin
Spread the love




Gjatë ditës së djeshme një zjarr ka shpërthyer në Parkun Kombëtar “Mali Sharr”, konkretisht mbi fshatin Tearcë, Komuna e Tearcës.  Qendra për Menaxhim me Kriza, njoftoi  se zjarri është ende aktiv dhe i njëjti është në terren të vështirë për t’u arritur, pasi duhen të paktën dy orë ecje deri atje.

QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZA

“Për zhvillimin e ngjarjeve janë njoftuar edhe forcat e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Sipas informacioneve nga terreni deri te vendi i zjarrit në pyll mbi fshatin Tearcë, rruga është e gjatë rreth dy orë me ecje, pasi pozicioni ku ende digjet është shumë i lartë dhe në terren të vështirë”.

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza -Tetovë, lidhur me zjarrin njoftoi se kanë kontaktuar rojtarin e punësuar në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” dhe pas kësaj edhe drejtorin e Parkut Kombëtar dhe ai ka konfirmuar se zjarri është ende aktiv.

QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZA

“Në momentin e këqyrjes së djeshme është konstatuar se është djegur një sipërfaqe prej rreth 5-6 hektarësh, një pjesë e së cilës ishte pyll ahu , ndërsa pjesa tjetër kullota dhe fier. Në këtë zonë para 4-5 vitesh ka pasur zjarr dhe si pasojë ka një numër të madh pemësh të rëna që tani po digjen”.

Ndërkaqnga Parku Kombëtar bëjnë me dije se ka shpresë që me uljen e temperaturës zjarri të shuhet vetë. Ata sqarojnë se një ekip kujdestar i Parkut Kombëtar ka monitoruar zjarrin duke qenë në terren dhe nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejt me qytetarët që jetojnë përreth zonës ku ndodhet zjarri.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like