(VIDEO) Zhan Mitrevi ofroi 1 milion euro për të mos shkuar në burg

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Mjeku dhe pronari i spitalit privat, “Zhan Mitrev”, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka dhënë garancion prej 1 milionë euro, para të gatshme se nuk do të largohet nga vendi, njoftoi sot kreu i Prokurorisë së Shkupit, Gavril Bubevski në brifing për gazetarët. Ndaj Mitrevit është hapur hetim nën dyshimin për mashtrim të pacientëve. Për shkak të rrezikut për arratisje, mjekut dhe pronarit të spitalit privat Zhan Mitrev i është konfiskuar pasaporta në muajin gusht. Sipas Bubevskit, deri më tani janë dëgjuar 80% e pacientëve që kanë raportuar se janë të dëmtuar.

GAVRILL BUBEVSKI, SHEFI I PROKURORISË SË SHKUPIT

“Janë shtuar masat për këtë rast. Përveç konfiskimit të dokumentit të udhëtimit, i dyshuari ka dhënë garanci se nuk do të arratiset dhe për këtë ka ofruar shumën prej 1 milion eurosh në Gjykatën Penale. Vlerësojmë se me këto masa, prezenca e të akuzuarit është siguruar”

Sipas prokurorit, procedura hetimore për rastin duhet të përfundojë për dy deri në tre muaj. I dyshuari, siç njofton Prokuroria Publike, në periudhën nga prilli i vitit 2020 deri në vitin 2022, me qëllim të personit juridik-institucion privat shëndetësor për të përfituar përfitime pasurore të kundërligjshme, me paraqitje të rrejshme të fakteve, ka manipuluar pacientët e trajtuar për Covid-19 me metodën e hemofiltrimit.
IRL së fundmi hetoi gjithashtu se nëse spitali Zhan Mitrev pa një kardiokirurg pediatrik të licencuar mund të kryente operacione të zemrës tek foshnjat. Medina Ajeti /SHENJA/ 


You may also like