(VIDEO) Zgjedhjet që bëjmë në energjetikë kanë ndikim të madh në ekonomi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sektori i energjisë krijon 10 deri në 15% të Bruto prodhimit vendor në ekonominë tonë. Prandaj është e qartë se zgjedhjet që bëjmë sot në sektorin e energjisë do të kenë një ndikim të thellë në të ardhmen e ekonomisë dhe mirëqenies sonë. Energjia ka ndikim edhe për sigurinë energjetike të gjeneratave të ardhshme, theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në hapjen e Forumit Energjetik të Maqedonisë së Veriut 2023. Prandaj, theksoi Bytyqi se Forumi do të shërbejë si platformë gjithëpërfshirëse për dialog , shkëmbimin e njohurive, por edhe për ndarjen e qasjeve inovative, arritjet më të fundit, tendencat dhe strategjitë për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me energjinë.

FATMIR BYTYQI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Energjia e gjelbër, pa prishur ekuilibrin e ekosistemit tonë kompleks, është çelësi për ruajtjen e mjedisit. Janë pikërisht ndryshimet e përshpejtuara klimatike dhe degradimi i mjedisit që na çojnë në një kalim urgjent nga burimet fosile në burimet e rinovueshme të energjisë me emetim të ulët të gazrave serrë, të cilat duhet t’i konsiderojmë të domosdoshme në krijimin dhe zbatimin e politikave”.

Ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler deklaroi se është urgjente të veprohet për diversifikimin e burimeve energjetike, ajo tha se Evropa dhe Maqedonia e Veriut janë në udhëkryqin e disa çështjeve të hidhura të energjisë. Ajo theksoi se kriza energjetike e periudhës së kaluar, e cila ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe e nxitur nga agresioni rus në Ukrainë, theksoi se sa e rëndësishme është pavarësia energjetike, veçanërisht këtu në Maqedoninë e Veriut.

ANGELA AGELER, AMBASADORE AMERIKANE NË VEND

“Kemi pasur përpjekje kudo në Evropë, me partnerët tanë amerikanë, për të mbajtur ngrohtë shtëpitë në Maqedoninë e Veriut, por këto çështje ende nuk janë zgjidhur. Dimri do të kthehet sërish dhe u bëj thirrje të gjithëve që të veprojnë urgjentisht për të diversifikuar burimet e energjisë”.

Bytyqi theksoi se të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë tregojnë se vitin e kaluar në botë është arritur një rekord historik në instalimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, që është 295 gigavat, që paraqet 83 % e totalit të investimit në prodhimin e energjisë elektrike.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like