(VIDEO) Zëvendësguvernatorja e Bankës Popullore: Sektori bankar edhe më tej është stabil

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Zëvendësguvernatorja  Emilia Naçevska po e përfaqëson Bankën Popullore në dialogun e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të dialogut të këtij viti të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, fokusi ishte tek sfidat e paraqitura nga pandemia dhe pushtimi rus i Ukrainës, si dy goditje të njëpasnjëshme të jashtme. Gjithashtu u vlerësuan masat e marra deri më tani nga politikëbërësit për përballimin e krizave dhe rritjen e elasticitetit të ekonomive.

 BANKA POPULLORE

“Sektori bankar edhe më tej është stabil dhe i shëndoshë, duke siguruar mbështetje kreditore gjatë rikuperimit të ekonomisë nga goditja e pandemisë. Njëkohësisht, ajo është shtylla e stabilitetit të përgjithshëm financiar. Një nga sfidat kryesore të Bankës Qendrore është rritja e inflacionit, që kryesisht është rezultat i faktorëve global në anën e ofertës. Megjithatë, në periudhën e fundit janë të dukshëm edhe disa faktorë të caktuar bartës”.

Në kumtesë më tej thuhet se në  rrethana të tilla nevojitet vigjilencë dhe ndjekje e vëmendshme e çmimeve dhe pritjeve nga inflacioni dhe nëse nevojitet, shtrëngim i mëtutjeshëm i politikës monetare në mënyrë që të mirëmbahet stabiliteti i çmimeve në afat të mesëm.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 


You may also like