Video zbavitëse e fokave që ‘përzënë’ turistët e tmerruar nga plazhi i San Diego në Kaliforni (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dy foka janë bërë famshme në rrjetet sociale amerikane teksa shiheshin në një video që dëbonin plazhistët që kishin mbushur bregdetin e San Diego në Kaliforni.

Në pamje e postuara në rrjetin TikTok dyshja e gjitarëve detarë shihen që ndjekin plazhistët e tmerruar që kishin mbushur një pjesë të vogël bregdeti.

Pushuesit shihen që nisin të vrapojnë teksa luanët e detit avancojnë me përplasje pas tyre.

Por rrjedhimisht ato humbasin durimin dhe rikthehen në ujë pa lënduar asnjë.

Gruaja që postoi videon tha për rrjetin vendas NBC San Diego se skenat qesharake të panikut nisën kur një plazhist kishte zgjuar nga gjumi një prej fokave për të bërë një foto nga afër.

“Nisa të regjistroj se ishte shumë zbavitëse të shihje gjithë ata turistë që vraponin për të shpëtuar nga fokat gjigante,” tha Charlianne Yeyna për rrjetin NBC.

Plazhi i vogël njihet që frekuentohet nga fokat dhe zyrtarët kanë vendosur tabela paralajmëruese per vizitorët, duke u kërkuar të lënë hapësirën e duhur për kafshët.