(VIDEO) Zaev: Fitojmë me unifikim të partive politike që garantojnë përparim dhe rritje ekonomike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VMRO-DPMNE-së në seancën e mbajtur sot në organet më të larta të partisë në Ohër solli manifest në të cilin thirret për bashkim, harmoni dhe bashkimin e të gjithë qytetarëve dhe forcave progresive në shtet për të ardhme më të mirë dhe ndryshime, në luftë kundër pushtetit i cili sjellë dështime, nënçmime, mossukses. Nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikolloski tha se duhet të shemben muret e ndasive dhe urrejtjet e imponuara nga pushteti, për çka nevojitet mobilizim, dalje dhe bashkim i të gjithë qytetarëve.

Aleksandar Nikolloski

“Për këtë qëllim, VMRO-DPMNE rikonfirmon mbështetjen për kandidatët për kryetar komune nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës. Në ato vende ku nuk kemi kandidatë tanë në raundin e dytë, natyrisht do t’i përkrahim kandidatët që janë në opozitë me pushtetin dhe që po luftojnë kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe kriminale”.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev tha se në raundin e dytë të zgjedhjeve do të mbështesin partnerët e tyre të koalicionit. I pyetur nëse do ta mbështesin në Strugë Ramiz merkon për të cilin edhe vetë Zaev ka pas shumë kritika, kryeministri tha se po, pasi sipas tij Merko ka ndryshuar.

Zoran Zaev

“Zhvillimi do të vazhdojë vetëm nëse bashkohem rreth partive politike që garantojnë zhvillim, rritje ekonomike por edhe mbrojtje të kësaj trashëgimie kulturore dhe natyrore”.

Ai tha se si pushtet qendror gjatë këtyre katër viteve shënojmë suksese ekonomike dhe kjo është vërtetuar nga të dhënat statistikore. /SHENJA/

You may also like