(VIDEO) Zaev e Gashi: Ruhet drejtimi euroatlantik i vendit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri në largim,Zoran Zaev i cili tha se i ka ditët e numëruara në këtë post, deklaroi se do të bëjë gjithçka që të gjendet zgjidhje me Bullgarinë, sepse nëse nuk gjendet tani, nuk beson se mund të gjendet në vitin 2022. Mes 24 dhjetorit dhe 15 janarit tha se është periudha kur mund të mbahet Këshilli i Punëve të Përgjithshme. Kjo sipas Zaevit, është mundësi që vendi të ecë përpara dhe përfundimisht pas 16 vjet e gjysmë të nisin bisedimet. Poashtu i dërgoi porosi BE-së dhe Bullgarisë se vendi ka shumicë të zgjeruar dhe stabile, për të nisur negociata.

Zoran Zaev, kryeministër 

“Porosi deri tek BE dhe veçanërisht te vendi mik, Bullgaria. Në Maqedoninë e Veriut ka shumicë të zgjeruar dhe stabile parlamentare. Jemi të gatshëm në mënyrë evropiane, me dialog dhe me respektim dhe mirëkuptim reciprok ta tejkalojmë problemin dhe ta ruajmë dhe ta ndërtojmë miqësinë tonë mes dyja vendeve dhe dy popujve. Porosi deri tek gjithë populli jonë, fillimi i bisedimeve na duhet menjëherë, sepse i kemi plotësuar të gjitha kushtet, evropianizim menjëherë, evropianizim vazhdimisht”.

Kryeministri potencoi se kjo është periudhë kyçe për mundësinë e nisjes së bisedimeve pasi siç tha vijon periudhë kur udhëheqjen e BE-së do ta merr Franca, ndërsa ato do të kenë zgjedhje në pranverë.

Zaevi potencoi se është në dorëheqje nga të dyja funksionet, të liderit dhe të kryeministrit, ndërsa nuk ngurroi të komentoj se Dimitar Kovaçevski, për të është favorit, për zgjedhjet e brendshme të LSDM-së, që do të mbahen më 12 dhjetor.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like