(VIDEO) Zaev: E arritëm marrëveshjen e Prespës, tash duhet ta marrim datën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Në kohë të luftës në Evropë shihet rëndësia e madhe e Marrëveshjes së Prespës, e cila u solli vetëm të mira Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Kështu vlerësoi ish kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për MIA-n, pas pjesëmarrjes së tij në kongresin e partisë greke SYRIZA në Athinë. Zaev thotë se Marrëveshja e Prespës dëshmon se edhe çështjet e rënda janë të zgjidhmshme nëse të dyja palët vërtetë dëshirojnë paqe, bashkëpunim dhe ardhmëri më të mirë.

ZORAN ZAEV, ISH KRYEMINISTËR
“Jam i lumtur edhe sot kur shikoj nga kjo perspektivë, sepse Marrëveshja e Prespës para se gjithash zgjidhi kontestin bilateral mes dy vendeve fqinje. Sigurisht se pas asaj, menjëherë erdhi NATO, afirmimi ynë i madh në botën demokratike dhe në Bashkimin Evropian. Por ja që fatkeqësisht nuk u plotësua deri në fund ajo që ishte pritje e jona, fillimi i bisedimeve me Bashkimin Evropian”.

Zaev thotë se tani është e rëndësishme që të arrihet edhe qëllimi tjetër strategjik, hapja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas Zaev, pasardhësi i tij Kovaçevski e ka nisur mirë dhe mund ta zgjidhë këtë çështje.

ZORAN ZAEV, ISH KRYEMINISTËR
“Sinqerisht, shpresoj që kryeministri i ri Kovaçevski do ta arrijë këtë sukses. Ai e filloi shumë mirë misionin e tij për gjithë popullin dhe shtetin dhe shpresoj që do ta përmbushim edhe tjetrin qëllim strategjik, fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe sigurisht avancimin e standardit ekonomik për gjithë popullin”.

Zaev ishte i ftuar në kongresin e partisë së majtë greke SYRIZA të ish kryeministrit grek Aleksis Cipras, me të cilin i zhvilloi bisedimet dhe e arriti Marrëveshjen e Prespës në vitin 2018. /SHENJA/


You may also like