(VIDEO) Zaev dhe Cipras porosisin Mickoskin dhe Micotakis: Zbatoheni marrëveshjen e Prespës

by admin
Spread the love

Në gjashtë vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës ish kryeministrat e dy vendeve, ai i Maqedonisë sw Veriut , Zoran Zaev dhe i Greqisë, Alexis Cipras, i kanë drejtuar mesazhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së dhe mandatarit të ardhshëm Hristian Mickoskit, që të respektoj Marrëveshjen e Prespës, kurse kreu i qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis të ratifikojë memorandumet që tashmë po i zbaton.

Në Konferencën Ndërkombëtare për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Athinë ish kryeminstri grek Alexis Cipras I bëri thirrje Mickoskit që të pajtohet me realitetin dhe emrin e shtetit, në të kundërtën sipas tij, do të ketë sfida të vështira. Cipras paralajmëroi se mosrespektimi i marrëveshjes mbart rrezikun e izolimit ndërkombëtar dhe ndërhyrjen e vendeve të treta në Ballkan, si Turqia dhe Rusia.

ALEXIS CIPRAS,ISH KRYEMINISTËR I GREQISË

Nuk po flasim vetëm për perspektivën evropiane, por për mbijetesën e Maqedonisë së Veriut. Është gjithashtu e rëndësishme për Greqinë, sepse ne duam stabilitet në fqinjin tonë verior. Është çështje ekzistenciale për Maqedoninë e Veriut, por edhe një çështje strategjike për BE-në, nëse do të lejojë që Ballkani Perëndimor të jetë lodër për vendet e treta apo të përshpejtojë procesin e anëtarësimit”.

Ndërkaq, ish kryeministri i vendit Zoran Zaev, ka theksuar se mosrespektimi I Marrëveshejes së Prespës do ta shkatërroj përspektivën evropiane, e për këtë sipas Zaev, Mickoski nuk duhet të bëjë hapa të gabuar.

ZORAN ZAEV,ISH KRYEMINISTËR I VENDIT

VMRO-DPMNE është parti e djathtë, nacionaliste. Fundjavën e ardhshme do të zgjedhin qeverinë dhe kryeministri i ri do të ketë ekspoze. Nuk mendoj se do të bëjë gabime, sepse nëse bën, do ta ketë të vështirë. Do të sfidojë të gjithë botën perëndimore. Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç të ardhmes evropiane dhe anëtarësimit në BE, prandaj mosrespektimi i marrëveshjes do të thotë të luhet me të ardhmen e vendit” .

Zaev gjithashtu i dërgoi mesazh edhe kryeministrit grek Kyrijakos Mitsotakis që ti ratifikoj memorandumet e arritura nga marrëveshja e Prespës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like