(VIDEO) Xhaferi: Miratimi i amendamenteve kushtetuese mund të zgjasë së paku katër muaj e gjysmë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Para se ta dërgojë në Qeveri, Ministria e Drejtësisë është duke e shqyrtuar propozim-iniciativën për ndryshimet kushtetuese, me të cilat bullgarët dhe popujt e tjerë do të përfshihen në Preambulën e Kushtetutës.

Nga Мinistria e Drejtësisë saqruan se Propozim-iniciativa kontrollohet nga aspekti teknik, pas së cilës do të përkthehet në gjuhën shqipe. Pas shqyrtimit nga Ministria e Drejtësisë, Propozimi-Nisma për ndryshime kushtetuese do t’i dërgohet Qeverisë. Pasi të jetë gati përfundimisht, do të dërgohet në Qeveri. Pas shqyrtimit dhe miratimit nga ana e Qeverisë propozim-iniciativa do t’i kalojë Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pret që Qeveria në ditët në vijim të paraqesë në Kuvend nismën për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme për të arritur qëllimin strategjik të Maqedonisë së Veriut, që është anëtarësimi në BE. Xhaferi sot në takim me gazetarët tha se procesi i miratimit të amendamenteve kushtetuese mund të zgjasë së paku katër muaj e gjysmë, e më së shumti deri në gjashtë muaj.

TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT

“Ky nuk është vetëm interesi i shumicës qeverisëse, por interesi i shtetit. Çdo vonesë do të sjellë vetëm një zgjidhje më të keqe nga ajo që e kemi tani dhe besoj se duhet ta marrim vendimin politik dhe çmimin për gjeneratat e ardhshme. Konsensusi është i pashmangshëm në këtë procedurë, sepse për të miratuar nevojën e ndryshimeve kushtetuese nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, ose më mire, duhet të votojnë 80 deputetë”

Më 26 maj, grupi punues për ndryshime kushtetuese miratoi Propozim-iniciativën për ndryshimet kushtetuese, sipas së cilës përveç popullit bullgar, në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut,  përfshihen edhe populli kroat, malazez, slloven, hebre dhe egjiptian.  Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha të shtunën se Qeveria me vëmendje të madhe do ta përcjell Propozim-iniciativën për ndryshime kushtetuese, sepse siç tha ai, ky është procesi më i rëndësishëm për momentin në vend.  Tema e amendamenteve kushtetuese do të jetë në tryezë në takimin e Kovaçevskit me liderin e opozitës Hristijan Mickoski, i cili u iniciua nga kryeministri.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like