(VIDEO) Vuçiq: Vetëm Serbia nuk e konteston gjuhën dhe identitetin maqedonas

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të martën, do të mbahet mbledhja e radhës e nismës “Ballkan i Hapur”, këtë herë në Tiranë. Siç kanë bërë me dije nga Qeveria, kjo mbledhje është me më shumë pika, mes të cilave nënshkrim i marrëveshjeve trepalëshe dhe dypalëshe, forum rajonal për bujqësi dhe më shumë takime dypalëshe.

Ndërkaq, dy ditë para këtij takimi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia i njeh maqedonasit si komb dhe shtet dhe siç tha janë të vetmit që nuk kanë asnjë problem me Maqedoninë e Veriut.

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë

“Ne pranojmë gjuhën e tyre, kombin e tyre. I urojmë gjithë të mirat maqedonasve, shqiptarëve, serbëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të vetmit që nuk kemi asnjë problem me ta”.

Në një intervistë për “Pink TV”, Vuçiq tregoi se ka marrë një video nga kryeministri shqiptar Edi Rama të një fshatari nga veriu i Shqipërisë që shpjegonte përfitimet e “Ballkanit të Hapur” në treg. Fshatari, siç tha ai, ka thënë se për të do të thotë shumë nëse mund të shkojë në Beograd me mallin e tij.

Takimi i fundit i nisëms “Ballkani i Hapur”, u mbajt në fillim të nëntorit në Beograd.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like