(VIDEO) Vrasja e dyfishtë në Kratovë, platforma për barazi gjinore vlerëson se është vetëmbrojtje dhe jo vrasje me dashje

by admin
Spread the love

Është tejet paradoksale që viktima e dhunës në familje ndiqet penalisht nga Prokuroria Publike si autore e dhunës në familje. Kështu ka reaguar Platforma për Barazi Gjinore pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në Kratovë, e cila erdhi si pasojë e dhunës familjare për të cilën Prokuroria Publike filloi hetimin ndaj 36 vjecares me inicialet V.I, që dyshohet se ka kryer vepër penale, duke vrarë bashkëshortin dhe vjehrrin e saj.

PLATFORMA PËR BARAZI GJINORE

Besojmë se në rastin konkret bëhet fjalë për vetëmbrojtje, dhe jo vepër e kryer vrasje me paramendim, siç pretendon në njoftimin e saj Prokuroria Publike. Është jashtëzakonisht paradoksale që viktima e dhunës në familje tash ndiqet nga Prokuroria Publike si autore e dhunës në familje”.

Platforma i referohet njoftimit të Prokurorisë, ku thuhet se vrasja i ka paraprirë një debat verbal ku më pas bashkëshorti ka filluar të sulmojë fizikisht të dyshuarën, e ka goditur me grusht në kokë dhe trup, më pas ka filluar ta mbysë. Pas sulmit fizik, e dyshuara ka shkuar në kuzhinë dhe e ka goditur me thikë bashkëshortin dhe më pas babanë e tij. Platforma për barazi gjinore vlerson se e dyshuara V.I nga Kratova ka qenë viktimë e dhunës në familje.

Veprimet e Prokurorisë, siç theksojnë nga Platforma, janë shumë të ngjashme me rastin e Pale Illovskës nga Velesi, e cila gjithashtu ishte viktimë e dhunës në familje dhe dhunuesin e kishte vrarë në vetëmbrojtje. Platforma për Barazi Gjinore kërkon që Gjykata të vazhdojë me kujdesin e duhur në këtë rast dhe të marrë parasysh të gjitha faktet vendimtare.

PLATFORMA PËR BARAZI GJINORE

Edhe pse praktika gjyqësore nuk është detyruese, kërkojmë që Gjykata të marrë parasysh parimet e vendosura nga vendimi i pafajësisë për çështjen e Pale”.

Pëndryshe pas kësaj ngjarje, me propozim të prokurorit publik, gjykatësi i procedurës paraprake të dyshuarës i ka caktuar paraburgim 30 ditor për autorën e dyshuar për vrasjen e dyfishtë. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like