(VIDEO) Von der Leyen: Gjuha maqedonase është e juaja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Çështjet bilaterale si interpretimi i historisë nuk janë kushte në procesin e anëtarësimit. Kjo ishte garanca kryesore e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalën e saj para deputetëve, në prag të seancës për propozimin francez. Ajo nënvizoi gjithashtu se propozimi francez e garanton qartë gjuhën maqedonase si gjuhë zyrtare të shtetit pa kualifikime dhe modifikime, njëashtu si identitetin e popullit maqedonas. Von der Leyen porositi se populli maqedonas mund të llogarisë te Komisioni Evropian për mbrojtjen e identitetit në gjithë procesin e bisedimeve me BE-në.

URSULA VON DER LEYEN, KRYETARE E KOMISIONIT EVROPIAN
“I dëgjova me kujdes shqetësimet për gjuhën dhe identitetin. Nuk ka dyshim se gjuha juaj është gjuha maqedonase dhe ne e respektojmë këtë plotësisht. Për këtë shkak, në propozimin francez qëndron “gjuha maqedonase”, pa kualifikime nga Bashkimi Evropian. Propozimi e respekton gjithashtu edhe identitetin tuaj. Parimi i vetëvendosjes është me rëndësi të veçantë për ne. Mund të llogarisni te unë si kryetare e Komisionit Evropian se do të sigurohem që procesi i anëtarësimit të respektojë parimet dhe standardet evropiane”.

Von der Leyen rikujtoi se e vetmja gjë që po mban peng hapjen e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut është vendimi i Kuvendit për të pranuar propozimin francez. Ajo theksoi se sapo të pranohet propozimi, do të organizohet Konferenca e parë Ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen zyrtare të bisedimeve.

URSULA VON DER LEYEN, KRYETARE E KOMISIONIT EVROPIAN
“Dikush thotë se do të jetë më mirë të pritet propozim tjetër. Kjo është e drejta juaj, por vetëm kujtojeni se sa presidenca kemi pritur që të arrijmë në këtë pozicion. Më mirë të jeni brenda procesit negociues se sa jashtë. Përgjegjësia është e juaja. Nëse e përkrahni propozimin francez, konferenca ndërqeveritare do të mbahet në ditët e ardhshme”.

Pas Konferenca së parë Ndërqeveritare do të fillojë procesi i skriningut, ku Bashkimi Evropian shqyrton legjislativën e Maqedonisë së Veriut dhe nivelin e harmonizimit të saj me legjislativën evropiane. Pas përfundimit të skriningut, duhet të mbahet Konferenca e dytë Ndërqeveritare, por paraprakisht, sipas propozimit francez, Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë Kushtetutën për të përfshirë pakicën bullgare në preambulë. /SHENJA/

You may also like